Pas informacionit të marrë se në institucione të caktuara Shtetërore, njësi të vetëqeverisjes lokale, shkolla, kopshte / çerdhe dhe përdoruesve të tjerë, kanë lindur dyshime që në sezonin e ngrohjes atyre u janë dërguar vaj ekstra të lehtë shtëpiak EL-1 me cilësi të dyshimtë, inspektorati Shtetëror i tregut si institucion i cili e kontrollon kualitetin e derivative të naftës gjen nevojën për t’i informuar dhe gjithashtu për ti paralajmëruar të gjitha përdoruesit e naftës ekstra të lehtë shtëpiak EL-1 se pas pranimit të këtij derivati të naftës të kryeni një kontrollë organoleptike përkatsisht kontrollë vizuale të ngjyrave të së njëjtës (i cili duhet të jetë i kuq) dhe nëse ata shprehin ndonjë dyshim për cilësinë e derivatit të njoftojnë inspektoratin Shtetëror të tregut, dhe në këtë mënyrë të ndalohet pranimi.
Paralajmërimi është dhënë për arsyeje se pas pranimit të derivatit në rezervuarët e përdoruesit, vërtetimi i cilësisë dhe gjetja e fajit për karburant me cilësi të dobët është e vështirë të vërtetohet për arsye objektive dhe subjektive.