Të dhënat e kontaktit të personave Zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale në Inspektoratin Shtetëror të Tregut: |
: | Sadeta Bekiroska - këshilltar inspektor | |
: | ++389 (0)2 3220547 | |
: | Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. |
Informacione mbi të drejtat e subjektit për të dhënat personale |
Paraqitja elektronike – mesazhet drejtuar Inspektoriat Shtetëror të Tregut për të paraqitur parregullsitë në punët e subjekteve që kryejnë veprimtari brenda kompetencave të tyre, parregullsitë në punët e zyrtarëve të autorizuar që kryej inspektime të drejpërdrejta, ryshfet dhe korupcion lejohen në çdo kohë, shpejtë dhe thjesht në formularët standarde elektronike të disponueshëm në faqen e internetit të Inspektoratit.
Raportet e plotësuara dhe të dërguara vetvetiu dorëzohen në njësitë organizative në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, nga ku ato dërgohen për veprim te shërbimet kompetente të Inspektoratit. Anonimiteti dhe diskrecioni i përdëruesve është plotësisht i sigurt.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i jep të drejtë subjektit për të dhënat personale të dijë se cilat të dhëna personale mbledhin kontrollorët, përpunojnë dhe ruajn për atë dhe nëse ato punojnë sipas ligjit.
Mbrojtja e të dhënave personalenë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut realizohet në dy mënyra:
1. | Nga njëra anë Inspektorati Shtetëror i Tregut duhet t’u përmbahet parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale të cilat garantojnë se ato janë të tilla: | |
të përpunuara në përputhje me ligjin; | ||
të mbledhura për qëllime specifike, të qarta dhe ligjore; | ||
të përpunara në një farë mënyrë e cila është në përputhje me ato qëllime; | ||
të përshtatshme, përkatëse dhe jo të tepërta në lidhje me qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe përpunuar; | ||
të sakta, të plota dhe sipas nevojës të azhurnohen para se të fshihen ose korrigjohen të dhënat e pa sakta ose jo të plota ; dhe | ||
të ruajtura në një formë që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave personale jo më shumë sesa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat të dhënat janë mbledhur për përpunim të mëtejshëm. | ||
2. | Nga ana tjetër subjekti për të dhëna personale ka të drejtë: | |
të jetë i informuar për identitetin e kontrolluesit dhe përfaqësuesit të tijë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; | ||
të bëj inspektim në mbledhjen e të dhënave personale; | ||
të dijë se cilat të dhënat personale ruhen për atë në formë elektronike apo letre; | ||
të njoh qëllimet e përpunimit të të dhënave të tijë personale; | ||
t‘i njohë përdoruesit apo kategoritë e përdoruesve të të dhënave; | ||
të mos bien dakort për përdorimin e të dhënave për qëllime tregtare ose transferimin e tyre te pala e tretë për qëllime të tilla; | ||
të qasjes dhe korrigjimit të të dhënave. |
Nëse kërkesa juaj për të inspektuar mbledhjen e të dhënave personale është refuzuar, d.m.th ju është refuzuar e drejta për të hyrë, korrigjuar ose fshirë të dhënat personale, ju keni të drejtë të paraqisni një kërkesë për përcaktimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale.
KUJDES! Të drejtat e subjektit të të dhënave personale përcaktohen nga nenet 16, 17 dhe 18 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 42/2020).
Më shumë:
POLITIKA E PRIVATËSISË |
POLITIKA E PËRDORIMIT TË BISKOTAVE (COOKIES) |